Futboll Premier League Sport

Asensio: Më kërkon Liverpool? Do të flasim kur të përfundojë Kupa e Botës

Ëndrra e Liverpool është Marco Asensio (22 vjeç). Lojtari “balearik” i Real Madridit dhe ekipit kombëtar spanjoll është një obsesion për Jurgen Klopp, i cili tashmë është përpjekur të nënshkruajë më të dy herë. Tani, sipas “Telemadrid”, klubi nga “Anfield” është i gatshëm të ofrojë 180 milionë euro këtë verë për të.

Spanjolli ndërkombëtar është pyetur në lidhje me këtë interes në konferencën për shtyp, të martën në Krasnodar. Ai ka befasuar me maturinë e tij në përgjigje: “Kjo është diçka që ka dalë në media, por unë jam shumë i fokusuar te Spanja dhe Kupa e Botës. Kur të mbarojë ky kompeticion, atëherë do të flasim për atë lloj gjëje. E përsëris, jam i përqendruar në përballimin sa më mirë të Botërorit me kombëtaren”.

Klopp, trajneri i Liverpool, është një ekspert në bastin e lojtarëve të rinj dhe ka kohë që e ka fokusuar Marco Asensio. Vitin e kaluar e rekomandoi nënshkrimin e tij te drejtuesit e Liverpool, duke ofruar si herë e parë 50 milionë euro. Trajneri gjerman e konsideron atë si zëvendësim të natyrshëm dhe të përsosur të Coutinhos, i cili tashmë është transferuar te Barça.

Real Madridi, i cili nënshkroi me të në dhjetor 2014 për 3.9 milionë euro, jo vetëm që nuk pranoi propozimin, por rinovoi me lojtarin deri në vitin 2023 dhe vendosi një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh.

Related posts

SFIDA FERONIKELI-MILAN/ Organizatori i ndeshjes ul çmimin e biletave, pas kontestimeve nga…

Delo.autor

Sir Alex Ferguson i shpëton vdekjes, kalon me sukses operacionin

Sadik.Autor

FUTBOLL/ Rrëfehet Higuan: Ja personi që ia dedikoj rikthimin te goli

Q.Autor

Leave a Comment