Futboll Sport

PËRBALLJA ME SERBINË/ Befason Daniel Sinani: Nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, atje nuk…

Njëri nga futbollistët e Luksemburgut që do të luajë sonte kundër Serbisë, në ndeshjen për kualifikueset  në Kampionatin Evropian të viti 2020 është edhe Daniel Sinani.

22-vjeçari, është golashënuesi më i mirë i Luksemburgut me 3 gola në këto ndeshje, kombëtare që befasisht renditet në vendin e tretë në Grupin B, pas Ukrainës e Portugalisë.

Mesfushori  Sinani me kombësi është serbe, i lindur në Beograd, ndërsa prindërit e tij janë nga Dragashi i Kosovës. Ndërkohë, ai është larguar në vitin 2002 nga Beogradi.

Sinani ka nënshtetësi serbe, ndërsa aktivizohet me skuadrën më të mirë të Luksemburgut, Dudelanzh, e cila edhe sivjet do të luajë në fazën e grupeve të Europa League. Por, në një prononcim para ndeshjes me Serbinë, ai ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me Shqipërinë.

“Prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Dragash të Kosovës, por unë jam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im David. Natyrisht që në Shqipëri nuk më njeh askush, sepse nuk jam shqiptar. E di se mendojnë që jam, por unë nuk kam asgjë me Shqipërinë. Jam rritur në Serbi dhe Luksemburg dhe nuk di të flas shqip. Kam qenë 5 vjeç kur kemi shkuar në Luksemburg me familjen, pra 16 vjet më parë, dhe natyrisht që jam i lidhur me këtë shtet. Për këtë arsye luaj për Luksemburgun”, ka sqaruar sulmuesi i ri për portalin shqiptar sportexpres.

Related posts

“PLAS” TEK JUVENTUS/ Shikoni momentin kur Bonucci bën sherr me Quadradon (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA FINALE NDAJ VLLAZNISË NË KUPËN E SHQIPËRISË/ “Korçarët” marrin lajmin e keq, do të mungojë goleadori i skuadrës…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN E TRANSFERIMIT TË BAGGIOS/ Ish-menaxheri i legjendës: Ja shantazhi i Juventusit ndaj tij…

Delo.autor

Leave a Comment