Futboll Sport

GAFA E RËNDË ME HIMIN E KOMBËTARES/ Spikeri francez tregon si e përjetoi atë gabim

Ajo që ndodhi ditën e shtunë në “Stade De France” bëri xhiron e botës dhe e vuri në një pozitë shumë të sikletshme Francën, e cila kërkoi ndjesë zyrtarisht te pala shqiptare për ngatërrimin e himnit përpara sfidës Francë-Shqipëri.

Gafa u bë edhe më e rëndë për shkak se spikeri i stadiumit e ngatërroi Shqipërinë edhe me Armeninë në momentin që po sqaronte situatën nga fonia e impiantit.

Por cili është ai? Quhet Frank Stanislas Andre Barzin, mban nofkën Maks Kampo dhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit “Stade de France”.

Ish-drejtues radiofonik dhe DJ i njohur në Francë, prej shtatorit të vitit 2010 mban zyrtarisht detyrën e animatorit të impiantit më të madh transalpin.

Në një prononcim për “L’Equipe”, ndër të tjera ai ka thënë: “Nuk kam fjetur dy net dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari.

Related posts

RRËFEHET CONTE: Ja pse e REFUZOVA REALIN, mund të rikthehem në Serie A, por jo te…

Isa.Autor

Zbulohen të tjera detaje/ Ja kur do të prezantohet Ronaldo te Juventusi

Isa.Autor

Inter, Milan dhe Roma në garë për shërbimet e yllit të Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment