Futboll La Liga

Kovacic nuk është i lumtur në Madrid, katër skuadra kërkojnë shërbimet e tij

Mateo Kovacic nuk është i lumtur në Real Madrid dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni

Paraqitjet e pakta të Mateo Kovacicit këtë sezon në Real Madrid, kanë bërë që ai të jetë i pakënaqur me trajnerin Zinedine Zidane.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, ai po mendon që të largohet pas tre viteve në Santiago Bernabeu dhe për të tashmë ka shumë skuadra të interesuara.

Ndër to janë katër gjigantët evropian, Manchester United, Tottenham, Inter dhe Juventus. Besohet se edhe drejtuesit e Realit janë të gatshëm ta shesin, nëse marrin ofertën e duhur.

Kovaci ishte transferuar në Real në verën e vitit 2015 nga skuadra italiane Inter për 30 milionë euro.

Related posts

Montella nuk ia del as me Sevillën, pritet shkarkimi i trajnerit italian

Sadik.Autor

E PAZAKONTË! Futbollistit të Shkëndijës i shpërthen para fytyrës fishekzjarri… i tifozëve të vet

Delo.autor

“JETA IME ËSHTË KËTU”/ Ylli i Bajernit gati të mbyllë karrierën me bavarezët

Delo.autor

Leave a Comment