Futboll Seria A Sport

RRËFEN NGA JETA E TIJ PRIVATE/ Tregon mbrojtësi i Juventus: Kurseja 50 dollarë dhe ndihmoja prindërit të…

Mbrojtësi i Juventusi, Alex Sandro është kthyer shumë pas në kohë duke bërë një rrëfim të sinqertë për vështirësitë në fëmijëri dhe pamundësinë ekonomike.

Braziliani vjen nga një familje e varfër dhe gjatë rrëfimit thotë se familja e tij nuk kishte mjaftueshëm të ardhura për të rregulluar fasadën e shtëpisë.

Alex Sandro tregon se në moshën 15-vjeçare merrte një rrogë 100 dollarë në muaj dhe gjysmën e saj e kursente për të ndihmuar prindërit që vuanin nga kushtet e vështira ekonomike.

Megjithatë, për të mbërritur deri këtu, Alex Sandro i është dashur të “luftojë” fort.

“Kur u bashkova me ekipin e të rinjve të Atletico Paranaense, në moshën 15 vjeç, fitoja vetëm 100 dollarë në muaj. Sidoqoftë, klubi më ofroi gjithçka: strehim, ushqim dhe shkollë.

Harxhoja 50 dollarë nga ato para dhe e ruaja pjesën tjetër. Fitorja ime e parë e madhe, falë futbollit, ishte kur ruaja 300 dollarë dhe ua jepja prindërve, që i përdorën për të rregulluar fasadën e shtëpisë sonë. Nuk mund të blija asgjë për veten, në ato momente duhej të ndihmoja familjen time”.

Edhe sot, Aleks Sandro mendon për atë periudhë, duke u ndier disi në faj për jetën e rehatshme aktuale: “Shumë herë dal me familjen time dhe harxhoj 300, ose 400 euro. Pastaj pyes veten se sa realitete braziliane do të prekja me shpenzimin e kaq shumë parave në vetëm një natë” e mbyll rrëfimin ai.

Related posts

Montella: Objektivi im është që të fitoj trofe, Sevilla klubi ku do të shpreh qartë idetë

Q.Autor

REVOLUCION TEK MILANI/ Ja 5 lojtarët me “valixhet” gati në verën e ardhshme

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus bindet, gati rroga e frikshme për yllin argjentinas…

Delo.autor

Leave a Comment