Futboll Sport

U SHPALL MË I MIRI I NDESHJES/ Lojtari çuditërisht shpërblehet me një kallash (VIDEO)

Lojtari i hokey-t nga Rusia mori një çmim të çuditshëm.

Pasi i ndali 36 nga 38 goditjet drejt portës në fitoren me rezultat 3-2 të skuadrës së tij,Saveli Kononov,  u shpërblye me një kallash nga një zyrtar i ndeshjes.

Portieri i hokey-t u prezantua me armë në dhomat e zhveshjes falë paraqitje së tij mbresëlënëse. Kononov u shpërblye me këtë çmim të çuditshëm pasi bashkëlojtarët e tij e votuan atë si lojtarin më të mirë të përballjes mes Izhstal Izhevsk dhe Chelmetit.

Nuk është e qartë nëse arma është e rreme apo një armë e vërtetë, megjithatë lojtarët e shijuan këtë çmim special.

Njëri prej lojtarëve dëgjohet duke thënë: “Nëse luajmë keq, ata do të na vrasin”.

Related posts

RASTI UNIK/ Talenti refuzon të shkojë në Kupën e Afrikës: ka frikë se “humb” Barcelonën

Delo.autor

Legjenda e Chelseat pensionohet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

DERBI I “MADONINËS”/ Conte kërkon zëvendësuesin e “Demin” Lautaro, ja tri opsionet

Delo.autor

Leave a Comment