Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FEMRA U-17/ Shqipëria eliminohet nga Greqia

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 të femrave është mundur sot edhe në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të Kampionatit Europian, por të paktën ka dalë nga fusha e lojës me një humbje minimale e jo një rezultat katastrofe si ai i takimit të parë.

Dy ditë më parë, vajzat e drejtuara nga Agustin Kola mundeshin 10-0 përballë Irlandës, duke bërë të qartë se nuk janë ende gati për të pasur pretendime në turne të rëndësishëm e për momentin po bëjnë thjesht eksperiencë që do ti shërbejë në vitet në vijim.

Sot, ndaj Greqisë, Shqipëria është mundur vetëm 1-0, me një gol të shënuar nga Papateodoru në fundin e pjesës së parë të ndeshjes.

Një duel i cili është dominuar, ashtu siç pritej, nga Greqia që ka bërë 19 tentativa drejt portës, kundrejt vetëm 1 një të vajzave kuqezi, edhe atë jashtë kuadratit.

Gjithsesi, humbja 1-0 do të shërbejë për moralin para sfidës së fundit që luhet vetëm për statistika, ndaj Lituanisë, pasi të dy skuadrat janë jashtë Europianit.

Related posts

BASKETBOLL/ Europiani U-20, Greqia “leksion” kombëtares kuqezi

Delo.autor

E TMERRSHME NGA PORTUGALIA/ Lojtari vdes në fushë, në ankth shokët e skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Përcaktohen ditët dhe oraret e ndeshjeve të fundit në Serie A…

Sadik.Autor

Leave a Comment