Futboll Premier League Sport

ZYRTARZOI “DIVORCIN” ME MANCHESTER CITY-N/ Ja 3 skuadrat e mëdha që janë hedhur në sulm për Agueron…

Klubi anglez i Mançester Sitit ditën e djeshme, njoftoi largimin në verë nga skuadra të sulmuesit argjentinas, Serxhio Aguero.

Pas 10 sezoneve të luajtura në Angli, “El Kun” është në kërkim të një aventure të re dhe sipas gazetës spanjolle “Marka”, janë tre skuadrat kryesore që qëndrojnë në avantazh për të marrë shërbimet e argjentinasit. Barcelona, ​​Juventus dhe PSG-ja, të gjitha dëshirojnë të nënshkruajnë sulmuesin veteran në verë.  Me fondet e pakta për shkak të pandemisë Covid-19, nënshkrimi falas i një lojtari si Aguero është diçka që vështirë se ndonjë klub do të dëshironte ta humbiste.

Tek Barcelona ende shpresojnë të bindin Mesin për të qëndruar përtej këtij sezoni, dhe blaugranasit e shohin transferimin e argjentinasit si një “as nën mëngë”, që ta bindin “pleshtin” për të qëndruar.

Juventusi gjithashtu e dëshiron atë, por për shkak të kërkesave të larta ekonomike të argjentinasit kanë vënë në shënjestër dhe sulmues si Moise Kin dhe Arkadius Milik. PSG-ja më një largim të mundshëm të Ikardit, e shikon Agueron si një zëvendësuese perfekt për sulmin.

Ndërsa kanë mbetur edhe disa muaj para se të përfundojë sezoni, Aguero ka mundësinë të fitojë  Ligën e Kampionëve për herë të parë në karrierën e tij dhe të largohet nga Mançester Siti duke përmbushur synimin e tij për një kohë të gjatë.

Related posts

AI ËSHTË MË I MIRI/ Patrice Evra kujton kalimin tek United me një postim fantastik (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PAS 9 MINUTASH LOJË/ Ylli i Bayern zhbllokon sfidën ndaj “holandezëve”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

STARTON PJESA E DYTË/ Anglia drejt një fitoreje të madhe

Isa.Autor

Leave a Comment