Futboll Sport

PAS POLEMIKAVE NË DISTANCË/ Vendoset paqja mes Nicolas Nkolou dhe klubit

Çështja Nkoulou duket se është mbyllur me fund të lumtur te Torino, sepse pas polemikave në distancë mes mbrojtësit kamerunas dhe klubit “Granata, duket se ka ardhur edhe paqja mes palëve.

Ka qenë vetë qendërmbrojtësi, që ka kërkuar ndjesë publikisht sot ndaj drejtuesve të klubit, stafit teknik, futbollistëve dhe tifozërisë, për të gjithë ato që ai i quajti keqkuptime të ndodhura gjatë ditëve të merkatos.

“Duhet të jemi të përqendruar për të njëjtin qëllim. Duhet të jemi të vendosur për të njëjtin objektiv, në mënyrë që tifozët të jenë krenarë me ne. Për më tepër, kam vendosur të lë pas krahëve problemet e krijuara gjatë merkatos së verës dhe të vazhdoj përpara pa hezitim. Për këtë, unë dua t’u kërkoj ndjesë nëse sjelljet e mia janë keqinterpretuar apo kanë ofenduar tifozërinë, të gjithë drejtuesve të skuadrës, trajnerit e stafit teknik dhe të gjithë shokëve të ekipit”, tha ndër të tjera Nkoulou.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i klubit të Torinos, që nëpërmjet një deklarate, tha se pas ndjesës publike të mbrojtësit kamerunas, ky i fundit do të fillojë të stërvitet me skuadrën që prej të martës së ardhshme.

Related posts

NDRYSHIMI PAS LARGIMIT TË CR7/ Benzema merr frymë: Tani nuk jam violinë e dytë

Delo.autor

“RINOVIMI I KONTRATËS ËSHTË LARG”/ Agjenti i Insigne: Gjithçka mund të ndryshojë në janar, topi te Napoli

Delo.autor

Valverde e përjashton SUPER LOJTARIN: Klubet e Serisë A, gati të përfitojnë

Isa.Autor

Leave a Comment