Futboll Kategoria Superiore Sport

PRESIDENTI I KUKËSIT/ Safet Gjici akuzon: Po pengojnë punimet për ndërtimin e…

Safet Gjici duket se ka nisur fushatën elektorale për bashkinë Kukës, ku pritet të jetë kandidat i së majtës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me anë të një reagimi në faqen e tij në Facebook, Presidenti i klubit të futbollit të Kukësit, Safet Gjici, akuzon kryebashkiakun aktual të Kukësit, se është duke penguar nisjen e punës për ndërtimin e stadiumit të ri, së bashku me rikonstruksionin e godinës së spitalit, dhe vënien në funksion të aeroporit.

“Përherë kam qenë dhe vijoj të jem i mendimit, se veprat mbeten, jo fjalët! Ndaj, prej ditësh mbetem i shokuar nga fakti, sesi 3 nga investimet më prioritare për Kukësin, si rikonstruksioni i godinës së Spitalit rajonal, funksionalizimi i Aeroportit apo edhe ndërtimi i Stadiumit, po mundohet që të pengohen nga e pushteti lokal. Në papërgjegjshmëri të plotë, në shkelje të ligjit dhe kundër interesit të banorëve të Kukësit, kjo bashki, që vetëm ka fjetur gjumë në 4 vite, po faktohet, se mendon e punon për interesa tërësisht të kundërta me interesin e Kukësit dhe kuksianeve-shkruan ndër të tjera Gjici.

Më tej ai shprehet se askush nuk do mundet të pengojë Kukësin dhe zhvillim social ekonomik të tij. Askush dhe asnjë nuk mundet që të pengojë Kukësin, që të ketë zhvillim ekonomik e social. Institucionet shtetërore do të kenë reagim konkret për këtë situatë, duke vënë përpara përgjegjësisë çdo kënd që vepron në mënyrë të paligjshme dhe kundër Kukësit-ka pëfunduar Safet Gjici.

Related posts

SUPERLIGA/ Tirana ruan ritmin edhe pas pandemisë, Kukësi fiton me vuajtje

Delo.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Reagon vëllai i CR7 pas akuzave se portugezi DHUNOI një grua

Isa.Autor

Starton ndeshja/ SHKËNDIJA në kërkim të historisë për t’u kualifikuar në Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment