Futboll Sport

PËRBALLJET E “ZJARRTA”/ Dita e shtunë rezervon spektakël në Serie-A

Në Itali, tri nga skuadrat pjesëmarrëse në Champions zbresin në fushë pikërisht ditën e shtunë. Kështu Juventusi do të masë forcat në Firenze, në orën 15:00, me skuadrën vjollcë, pa dyshen e mbrojtjes Chiellini – De Sciglio, por sidoqoftë “bardhezinjtë” udhëtojnë drejt Toskanës plot besim, pas suksesit në duelin e drejtpërdrejtë me Napolin dhe fitoreve radhazi që “Zonja e Vjetër” ka arritur të regjistrojë në ndeshjet e fundit ndërmjet tyre.

Napoli do të zbresë në “San Paolo” në orën 18:00 për t’u ndeshur me Sampdorian, natyrisht me mendjen te ekipi i Liverpoolit, ndërsa në mbrëmje Interi i Antonio Contes do të presë në “San Siro” skuadrën e Udinezes, ku fitorja për zikaltërit është detyrim.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Young Boys-Tirana. Rezultati 3-0

Delo.autor

SADIKU NUK ZHGËNJEN TEK MALAGA/ Sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

“MAMAJA JOTE ËSHTË KU***”/ Pas ofendimeve, reagon nëna e futbollistit në Serie A

F.autor

Leave a Comment