Futboll Sport

STATISTIKAT/ Messi kundër Neymar, sfida e dy ekstremeve

Edicioni i 47-të i Kupës së Amerikës do të vërë përballë dy gjigantët e kontinentit, Brazilin dhe Argjentinën, supersfidë e cila do të luhet në stadiumin mitik “Maracana”.

Kjo do të jetë finalja e 10- të mes këtyre dy ekipeve, e cila sheh bindshëm në avantazh në përballjet direkte bardhekaltrit me 7 fitore dhe vetëm 2 për “Seleçaon”, ndonëse Argjentina nuk e prek këtë trofe që në vitin e largët 1993.

Për sa u përket bilanceve në total, rekordmenia vazhdon të mbetet Uruguai me 15 suksese, por nëse Argjentina do të triumfojë sot në mbrëmje në të gdhirë, do të barazojë të kaltrit, ndërsa Brazili në rast triumfi do të ngrejë trofeun e 10-të. Ky duel nuk do të jetë vetëm Argjentinë-Brazil, por edhe Lionel Mesi kundër Nejmarit, një përballje mes dy ekstremeve.

Ish-shokët e skuadrës te Barcelona kanë histori shumë të ndryshme: Mesi do të luajë sot në të gdhirë finalen e tij të katërt të Kupës së Amerikës, teksa ka humbur tri të parat në vitet 2007, 2015 dhe 2016, ndaj sot do të kërkojë trofeun e tij të parë me përfaqësuesen.

Ndërsa Nejmar, edhe pse nuk ka marrë pjesë në asnjë finale të Kupës së Amerikës apo të ndonjë Botërori, gjithsesi numëron dy trofe të rëndësishëm me Brazilin, si Kupa e Konfederatave në 2013-ën dhe medalja e arit në Lojërat Olimpike “Rio de Zhanejro 2016”

Related posts

RAMOS ME DOPING/ Mediat në Spanjë i kujtojnë UEFA-s Jashanicën (FOTO)

Isa.Autor

SPEKTAKËL NË LA LIGA/ Betis shtang kampionët e Realit, kthen rezultatin për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA/ Kombëtarja luajti pa 11 titullarë ndaj Kazakistanit, ja mungesat…

Delo.autor

Leave a Comment