Futboll Sport

I MBYLLI GOJËN TË GJITHË SKEPTIKËVE/ Ndeshja brilante me kombëtaren nuk kaloi pa pasojë për Hysajn

Elesid Hysaj premtoi para sfidës me Islandën, se do të zhvillonte një ndeshje që kurrë nuk e kishim parë. Në të vërtetë kështu rezultoi, mbrojtësi shkodran bëri një ndeshje brilante duke i mbyllur gojën të gjithë skeptikëve.

Por kjo ndeshje e pati dhe një pasojë, pasi dëmtimi në këmbë duket se do ta penalizojë në vazhdimësinë e tij në klub. Edhe pse mendohej se nuk kishte diçka serioze, Hysaj e ka pasur të pamundur të bëhej gati për sfidën e kësaj jave në kampionat të Napolit ndaj Sampdorias.

Stafi mjekësor e kishte nën vëmendje në këto dy ditë, duke parë vijimësinë e tij dhe duke e mbajtur në mbikëqyrje në stërvitjen individuale të cilës i është nënshtruar.

Por në fund, është vendosur që mbrojtësi të mos rrezikojë. Kështu, trajneri Carlo Ançeloti nuk e ka përfshirë në listën zyrtare të lojtarëve për takimin që luhet të shtunën në orën 18:00.

Tekniku ka vendosur që të mos rrezikojë, sidomos duke pasur parasysh faktin se në mesjavë e pret një tjetër sfidë shumë më e komplikuar, ndaj Liverpulit në Champions. Kontributi i Hysajt ndaj një ekipi që prodhon lojë shumë ofensive, mund të jetë i nevojshëm, gjithmonë nëse mbrojtësi kuqezi do të riaftësohet deri atëherë dhe të jetë në 100%.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Arsenal. Rezultati 1-0

Delo.autor

TIRANA NË GJUMË/ Bylisi shënon me lehtësi dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan siguron talentin suedez për 1.5 milionë euro! Vjen nga klubi i Ibrahimovic (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment