Futboll Seria A Sport

GATI AFRIMI I BRAZILIANIT NË “SAN SIRO”/ Marotta arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Manchester Cityt…

Interi ka gjetur marrëveshjen me mbrojtësin e Manchester Cityt, Danilo.

Braziliani ka shprehur gatishmërinë për të ulur pagën e tij në mënyrë që të transferohet në “San Siro”.

Interi ka bërë ofertën e parë prej 15 milionë për “Qytetarët”, por City i ka shtyrë negociatat.

Këtë sezon, Danilo ka bërë vetëm 21 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Manchester Cityn.

Në 1477 minuta të luajtura, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2020 dhe largimi nga City nuk duket të jetë problem, por paga e tij shqetëson Interin.

Ai fiton 9 milionë euro në sezon dhe për t’u finalizuar ky operacion mesfushori duhet të pranojë një reduktim të pagës.

Related posts

Kapiteni Shameti i ka idetë e qarta: Ta zgjidhim që në Shkodër çështjen e kualifikimit në Champions

Isa.Autor

PSG RIKTHEHET FUQISHËM NË MERKATO/ Leonardo gati të “RRËMBEJË” dy yjet e Serie A…

Delo.autor

LIVE/ Juventus-Ajax, Ronaldo zhbllokon sfidën

Delo.autor

Leave a Comment