Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Valencia, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-1

Trajneri Ernesto Valverde do të kërkojë të hakmarrje ndaj Valencias për disfatën në finalen e sezonit të kaluar të Kupës së Mbretit sonte në orën 21:00, përkundër që në skuadrën e tij ka mungesa të mëdha.

Barcelona e pret sonte në shtëpi, në stadiumin “Camp Nou”,  Valencian, në kuadër të xhiros së katër të sezonit të ri të La Ligës.

Për këtë ndeshje, në formacionin e Barcelonës mungojnë dy ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës – Luis Suarez është lënë në stol sepse sapo është kthyer nga një lëndim, ndërsa Lionel Messi mbetet jashtë skuadrës sepse s’është rikuperuar ende nga lëndimi.

Për shkak të këtyre mungesave, barra kryesore në sulm i  bie Antoine Griezmannit, që këtë verë u transferua në Barcelonë nga Atletico Madridi. Francezi do të luajë përkrah 21-vjeçarit Carles Perez dhe 16-vjeçarit Anssumane Fati.

Nga tri ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon të ri të La Ligës, Barcelona e ka siguruar një fitore, një barazim dhe një humbje – njëjtë si Valencia.

 

 

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA E 30/ Valencia ngushton shifrat me golin e shënuar nga Kevin Gameiro.

MINUTA E 8/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Frenkie de Jong.

MINUTA E 3/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Anssumane Fati.

Nis sfida

LIVE/ Barcelona – Valencia 2-1

Related posts

ESPANYOL-REAL MADRID/ Pas 17 minutash lojë, ylli de Tomas ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

QENKA SPEKTAKOAR KY/ Szczesny këshillon CR7: Ja si gjuhen goditjet e dënimit (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Kërkon përforcime në ofensivë, Atalanta përgatit ofertën për mbrojtësin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment