Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Luftëtari, Barazojnë miqtë. Fili dërgon në delir “gjirokastritët”

Do të luhet në “Selman Stërmasi” ndeshja e kthimit gjysmëfinale e “Kupës së Shqipërisë” mes Tiranës dhe Luftëtarit.

bandicam 2019-05-08 17-04-17-794

Ndeshja e parë në Gjirokastër ka përfunduar në një barazim pa gola. Sot, Luftëtarin do e kualifikonte një fitore ose një barazim 1-1 dhe me shifra të tjera. Nga ana tjetër Tirana do t’i duhet fitorja. Për gjirokastritët do të ishte historike pjesëmarrja në finale, ndërsa Tirana kërkon një rrugë për në Europë.

Kryeqytetasit do të kenë një mungesë të madhe, pasi Hasani nuk është i gatshëm për këtë sfidë. Nga ana tjetër, Luftëtari ka nisur me Filin dhe Hantin si risi.

Tirana-Luftëtari 1-0

Daja 21′

KOMENTI

39’ Më kërkues Luftëtari që shfaqet herë pas herë në zonën e vendasve. Tirana kërkon të shfrytëzojë kundërsulmet me shpërthimet e Halilit.

35’ Doka për pak bën një gafë në portën e tij. Kthen një top te Abibi, por ky i fundit është i vëmendshëm edhe pse topi ishte i fortë. Asnjë panik.

28’ Luftëtari kërkon penallti për një prekje të topit me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti.

25’ Mundohet të reagojë Luftëtari pas golit të pësuar, por tentativat nuk kanë qenë të suksesshme.

21′ GOOL. Asion Daja zhbllokon rezultatin. Një supergol i shtatshkurtërit të Tiranës që me një roveshatë ka dërguar topin në rrjetë duke i shtangur të gjithë. Kontrollon mirë një top të ardhur nga Halili dhe “fluturon” në ajër.

16’ Tirana ka fituar epërsi territoriale ndaj Luftëtarit, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën kundërshtare.

11’ Tërheqje nga fanella e Grent Halilit, sulmuesi ndëshkohet me të verdhë.

10’ Toni Majeve shfrenin fantazinë, godet nga shumë larg, por Ruci kontrollon lehtësisht.

7’ Asnjë rast për tu përmendur në këto minuta. Skuadrat mbrohen mirë dhe studiojnë njëra-tjetrën.

2’ Tentativa e parë është për Luftëtarin, por pa asnjë rrezik për portierin Abibi.

1′ Nis sfida

Related posts

ZËVËNDËSUESI I DE ROSSIT/ Steven N’Zonzi kërkon pagë të lartë, Roma… mendohet

Isa.Autor

Renditja e “të pamposhturve”, Gabriel Jesus afrohet me rekordmenin Lehman

Q.Autor

FITORE ME HAP KAMPIONËSH/ Inter mposht Cagliari-n dhe vazhdojnë të qetë në krye

Delo.autor

Leave a Comment