Futboll Seria A Sport

“ZIKALTËRIT” MARRIN KRYSIMIN E SERIE A/ Por fitore pa shkëlqim ndaj Udinese (VIDEO)

Inter ka fituar 1-0 ndaj Udinese, duke marrë tre pikë tepër të rëndësishme, por pa shkëlqimin e duhur, duke qenë se skuadra mike luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 35-të.

Antonio Candreva pati një përplasje me Rodrigo de Paul, ky i fundit e goditi me shuplakë dhe VAR e ndëshkoi me karton të kuq.

Në minutën 44’ Stefano Sensi do të shënonte golin e vetëm të kësaj sfide, pas një harkimi perfekt të Diego Godin.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte tentoi të gjente golin e qetësisë, por pa sukses dhe me goditje të gabuara nga jashtë zone, duke mos prodhuar lojë me intensitet, duke shfrytëzuar superioritetin numerik.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Alexis Sanchez, i cili pati një mundësi të mirë për të shënuar, por u ndal nga portieri. Ndërkohë që Politano ka marrë një frakturë në dorë, që nuk dihet se në çfarë shkalle është.

Related posts

PANIK TEK TIFOZËT/ Sergio Ramos dhe presidenti Perez flasin për rinovimin e kontratës

Delo.autor

FAJIN PËR HUMBJEN NDAJ IRLANDËS E KAM UNË”/ Trajneri De Biasi: Ja pse në Shqipëri ishte më e lehtë

Delo.autor

SAMPDORIA-INTER/ Conte synon të vazhdojë ecurinë e përsosur (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment