Futboll Premier League

Gerard Deulofeu: Nga Barcelona u largova sepse…

Gerard Deulofeu nuk arriti të bëhej pjesë e formacionit titullar të Barçës, pas kthimit në “Camp Nou”, verën e kaluar. Ai gjeti pak minuta aktivizim nën drejtimin e trajnerit Valverde, ndërsa ardhjet e Ousmane Dembélé dhe, më pas, Coutinhos, nuk e kanë ndihmuar në këtë drejtim. Prandaj, ai vendosi të ndryshojë ajër në merkaton e janarit. “Deulo” do të luajë në formë huazimi te Watford në Premier League, deri në fund të sezonit.

Ky futbollist shpjegon për “Daily Express” arsyet që e bënë atë të vendosë të kërkojë një largim nga Barcelona, për të fituar minuta aktivizim: “Unë nuk jam një lojtar, që i pëlqen të qëndrojë në stol. Kur arrita, e dija që Neymar ishte te Barcelona. Më pas, ai u largua, por Dembélé dhe Countinho mbërritën. Zgjidhja ishte për të ardhur këtu dhe për të fituar besim, duke luajtur”.

Related posts

Tottenham FRIKËSON Barcelonën/ Loudinezët kërkojnë mbrojtësin spanjoll

Isa.Autor

PARA DHE LUKS/ Vjen konfirmimi: RONALDO do MARETOHET aty ku u bë një FILM (FOTO)

Isa.Autor

Manchester City përgatit blerjen të dyfishtë për verë

Q.Autor

Leave a Comment