Futboll Seria A Sport

Berisha fiton derbin me Strakoshën, Spal shtang Lazion me përmbysje

Etrit Berisha fiton derbin shqiptar të portierëve në Serie A pasi Spali mposhti 2-1 me përmbysje Lazion e Thomas Strakoshës duke i shkaktuar bardhekaltërve humbjen e parë sezonale pas një fitoreje dhe një barazimi. Paraqitje pozitive ajo e dy portirëve kuqezi të cilët nuk kishin fare faj në golat e shënuar nga Spal dhe Lazio.

Fillimisht kaluan miqtë në avantazh pas një penalltie të akorduar me VAR të cilën Ciro Immobile e kthehu në gol në pjesën e parë megjithatë reagimi i Spal në pjesën e dytë erdhi me Petagnan dhe Kurtic me mesfushorin slloven që në minutën e 92-të realizoi golin e fitores për skuadrën nga Ferrara që ishte e para në këtë sezon për Spal.

Një fitore të madhe arriti Bologna e Sinisa Mihajlovic që u ngjit në kuotën 7 pikëve falë suksesit 3-4 në fushën e Brescias me kuqeblutë që përmbysën disavantazhin 3-1 të pjesës së parë. Për momentin Bologna ndan vendin e dytë me Juventusin në pritje se çfarë do të bëjë Torino të hënën ndaj Lecces.

Mori fitoren e parë edhe Cagliari që triumfoi 1-3 në transfertën ndaj Parmës për meritë edhe të mbrojtësit Cepittelli i cili realizoi dy herë ndërsa gjeti golin e tij të parë me fanellën e skuadrës sarde edhe sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone.

Related posts

EURO 2020/ Mebetet enigmë ndarja e grupeve, ja si ndahen vazot për shortin e Europianit (FOTO)

Delo.autor

“NUK KAM HUMBUR ASNJË DERBI”/ Alban Bushi: Kam lotuar kur vesha fanellën e…

Delo.autor

E BUJSHME/ Champions NDRYSHON për shkak të SJELLJES ABSURDE të Sterling

Isa.Autor

Leave a Comment