Futboll La Liga

Zëvendës-presidenti i Barcelonës ‘godet’ keq Neymarin

Sjellja e Neymar para kalimit të tij në Paris Saint-Germain ishte e çuditshme.

Zëvendës-presidentit të Barcelonës, Jordi Mestre e ka plagë largimin e Neymarit nga Barcelona për mënyrën se si braziliani vendosi të braktisë kampin katalanas.

“Ne do të kishim ruajtur shumë para” tha fillimisht Mestre.

“Ajo që më lëndoi më shumë ishte mënyra se si ndodhi transferimi. Nëse ai do të vinte tek ne dhe të na kërkonte largimin, ne do të kishim arritur një marrëveshje, por ai nuk zgjodhi këtë rrugë por të largohet pa na përshëndetur…”, tha zëvendës presidenti i Barçës.

Kujtojmë që PSG pagoi klauzolën e lojtarit me vlerë 220 milionë euro duke e bërë Neymarin më të shtrenjtin në histori.

Related posts

FITORJA NDAJ ZVICRËS PËR “EURO 2020″/ “Tanku” Barella: Ta mundim edhe Uellsin për të shtuar… frikën

Delo.autor

Mbrojtësi i Juventusit projekton lamtumirën me bardhezinjtë: Mendoj për Botërorin dhe…

Sadik.Autor

Inter mban rekordin në Serie A, por ja cilat janë skuadrat në Europë që mbush stadiumin…

Sadik.Autor

Leave a Comment