Kategoria Superiore Shqipëri

Gjysma e kampionatit, statistikat “nxjerrin” kampion Skënderbeun, Vllaznia dhe Lushnja bien!

Ndeshjet e javës së 18-të të Superligës ishin zyrtarisht dhe ndeshjet e gjysmës së parë të kampionatit. Tashmë kanë mbetur dhe 18 javë të tjera deri në fund të Superligës, për të mësuar kush do të jetë skuadra Kampione e Shqipërisë për këtë sezon, skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës apo dhe ato që do të qëndrojnë dhe zbresin nga Superliga. Telesport ka bërë një vëzhgim rreth ecurisë së kampionatit për këtë sezon krahasuar me atë të një viti më parë.

Në 18-të javët e para të kampionatit për këtë sezon Skënderbeu kryeson me 40 pikë, po me kaq pikë kryesonte edhe një sezon më parë. Por ndryshe nga një vit më parë, kur Kukësi i vendit të dytë ishte me 39 pikë, ndjekësi më i afërt i Skënderbeut për këtë sezon, Flamurtari i vendit të dytë është me 8 pikë diferencë.

Ndërkohë skuadra korçare ndryshe nga një vit më parë kur shënonte 29 gola dhe pësonte 13-të, këtë sezon ka shënuar deri tani 35 gola dhe ka pësuar 14.  Në 18 ndeshjet e luajtura të këtij sezoni, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja, ka fituar 12 ndeshje, ka marrë 4 barazime dhe ka vetëm dy humbje.

Të njëjtat shifra janë dhe ato të një sezoni më parë. Ndërkohë Kukësi i këtij sezoni është më dobët se një sezon më parë. Ka 10 pikë më pak se gjysma e kampionatit të sezonit të shkuar. Ndërkohë këtë sezon Kukësi ka fituar 8 sfida, ka barazuar 5 dhe ka humbur po 5.

Ndërsa një vit më parë, ekipi verilindor fitonte 11 takime, barazonte 6 dhe humbte vetëm 1 në 18 javë kampionat. Flamurtari i këtij sezoni është krahasimisht shumë herë më mirë se një vit më parë, pasi ndjek i dyti Skënderbeun me 32 pikë. Në 18 javë të këtij sezoni ka fituar 8 ndeshje, po kaq barazime dhe vetëm dy humbje.

Ndërsa një vit më parë Flamurtari ndodhej në vend të 6 me  vetëm 23 pikë. Rënia e Partizanit gjatë këtij sezoni është evidentete. Ekipi i kuq ndodhet në vend të 6 me 26 pikë, ndërsa një vit më parë ndodhej në vend të 3-të me 37 pikë.

Këtë sezon Partizani ka regjistruar 8 fitore, 3 barazime dhe 7 humbje, ndryshe nga një vit më parë kur fitonte 10 sfida, barazonte 7 dhe humbte vetëm 1 në 18 javë kampionat. Skuadra e Laçit është i vetmi ekip që nuk ka luajtur nga pozitat në krahasim me një sezon më parë. Ndodhet aktualisht në vend të 4 me 28 pikë, me dy pikë më pak por në vend të katërt ndodhej dhe një vit më parë.

Rënie të ndjeshme ka pësur Teuta e cila një sezon më parë ndodhej në vend të 5 me 24 pikë, ndërsa këtë vit ndodhet në vend të 8 me 17 pikë. Luftëtari është gjithashtu në pozitën e  një viti më parë, pasi ndodhet në vend të 7 me 23 pikë, ndërsa një sezon më parë ndodhej në vend të  7 por me 22 pikë. Vllaznia ka pësuar një tjetër rënie këtë sezon. Ndodhet aktualisht në vend të 9-të me  15 pikë, ndërsa një sezon më parë ndodhej në vend të 8-të me 19 pikë.

Ndërkohë Tirana dhe Korabi ishin dy skuadrat e tjera të Superligës që ranë nga kategoria në fund të sezonit dhe në gjysmën e kampionatit ato mbanin përkatësisht vendin e parafundit dhe të fundit. Këtë sezon Kamza dhe Lushnja ishin dy skuadrat që u ngjitën në Superligë. Por ndryshe nga Lushnja, që ndodhet në vend të fundit në renditje, Kamza është në vendin e 6 çka do të thotë se janë të gjitha gjasat për të mos rrezikuar rënien nga kategoria. Dhe nëse situata vazhdon kështu deri në fund të kampionatit, mund të thuhet deri tani se si do të jetë tabela përfundimtare e renditjes pas javës së 36-të të Superligës.

Related posts

“FITORE E RËNDËSISHME NDAJ LAÇIT”/Trajneri Duro: Kur isha te Partizani i bëja thirrje Federatës për…

Delo.autor

PRAPASKENAT E FESTËS SË PARTIZANIT/ Nga batutat pikante të Gaz Demit tek kërcimet e lojtarëve (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Trajneri Martini kërkon sforcon e fundit, ja gjendja e skuadrës së Teutës…

Delo.autor

Leave a Comment