Ndeshjet Live Sport

“TIFOZËT JANË SHPIRTI I KËSAJ SKUADRE”/ Shpjegon legjenda Zanetti: Ja pse refuzova të stërvis Inter…

I ftuar në një event të Fondacionit PUPI, Havier Zaneti komentoi dje se përse zgjodhi një post drejtuesi përpara rolit të trajnerit tek Interi dhe shpjegoi edhe lidhjen e veçantë me tifozët zikaltër. “Për mua është e rëndësishme që të vazhdoja lidhjen me klubin”, u shpreh ish-kapiteni.

“Tifozët janë shpirti i kësaj skuadre, na mbështesin gjithnjë dhe i qëndrojnë gjithmonë pranë ekipit. Tërheqja? Ishte një emocion i madh, edhe pse tejmbushën ‘San Siron’ për ndeshjen time të fundit. Për mua ishte shumë e rëndësishme që të rikthehesha pas dëmtimit të rëndë dhe luajta edhe një sezon të fundit për t’i dhënë lamtumirën ‘San Siros’.

Roli i ri? Doja që të bëhesha i dobishëm për Interin me një vizion 360 gradë, jo vetëm sportiv. Interi po zgjerohet ndërkombëtarisht dhe ndjek shumë projekte. Kjo për mua është shumë e rëndësishme, sepse më bën të rritem dhe mësoj. Pse jo trajner? Pikërisht për këtë motiv, sepse doja të provoja gjëra të tjera, të kisha një tjetër vizion. Sezoni aktual? Skuadra ka besim të madh. Djemtë po impenjohen, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje”.

Related posts

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Lojtari feston si i çmendur dhe bën gjestin ofendues (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDET MOURINHO”/ 150 milionë euro për të transferuar SUPER YLLIN e Barçës

Isa.Autor

SHITJA E MILANIT/ Commisso: Unë dua ta mbyll marrëveshjen, por Li…

Isa.Autor

Leave a Comment