Futboll Seria A

Strootman: Fitore e rëndësishme, duam të luajmë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm

Skuadra nga kryeqyteti italian Roma ka marrë fitore pas gjashtë ndeshkeve pa shijuar tri pikët.

Roma mposhti në udhëtim Veronën me rezultat minimal 0-1 falë një goli bga Cengiz Under.

Mesfushori i Romës, Kevin Strootman tha se ishte fitore e vështirë ndaj skuadrës së rikthyer në Serie A.

Ishte ndeshje e vështirë, në gjysmën e parë mund ta mbyllnim ndeshjen por sërish nuk e bëmë pasi shpërdoruam shumë raste”.

“Edhe me Sampdorian kemi pasur raste të shumta që nuk i shfrytëzuam. Rasti që humba në fund ishte e pabesueshme por me rëndësi janë tri pikët”, deklaroi mesfushori holandez.

(Foto /Getty Images)

Strootman deklaroi se synimi i Romës është të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Nuk duam të flasim për skuadrat tjera por duhet të marrim pikët maksimale në ndeshjet e ardhshme që të ngjitemi në tabelë”.

“Ajo çfarë mund të them është se duam të luajmë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe shpresoj t’ia arrijmë qëllimit”, tha Strootman.

Roma aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 44 pikë, një më pak se Interi dhe dy më pak se Lazio.

Në javën e ardhshme kryeqytetasit do të luajnë me Beneventon e Ledian Memushajt e Berat Gjimshitit.

Related posts

ZBULON NJË SEKRET YLLI I MAN UNITED/ Martial​: Henry ishte heroi im, i shikoja ndeshjet e Arsenalit për shkak të tij

Isa.Autor

BEFASON MIJATOVIC: Shitja e Ronaldos, gjë e mirë për Realin

Isa.Autor

Ronaldo: PSG ka lojtarë të jashtëzakonshëm, ne kemi këtë ‘armë’ të fortë

Q.Autor

Leave a Comment