Futboll Sport

RUSI 2018/ Ky është lojtari më i shpifur i Botërorit

Gjuetia për titullin kampion ka përfunduar për Lionel Messi-n. Pas disfatës 3-4 ndaj Francës në 1/8-at, pesë herë kampioni i Topit të Artë është dukur i zhgënjyer në fushë, është ngushëlluar edhe nga lojtarët francezë.

Ishte për të ardhur keq.

Për lojtarë të tjerë, nuk është se të vjen shumë keq që nuk do të jenë më në Kupën e Botës. Për fat të mirë, lojtari më i shpifur i Botërorit, Nicolas Otamendi, është eliminuar.

Mbrojtësi gjatë paraqitjeve të tij ka bërë disa gjeste, që të bëjnë të dyshosh për shëndetin e tij mendor.

Ai preku fundin në ndeshjen ndaj Francës, teksa Argjentinasit kishin nevojë për një gol, Otamendi humbi nervat dhe ka treguar veten e tij.

Pasi Mercado shkaktoi faull ndaj Pogba i cili qëndroi i shtrirë në tokë, Otamendi goditi topin nga një distancë shumë e shkurtër në drejtim të mesfushorit të United, plot inat.

Të njëjtën gjë ai ka bërë edhe ndaj Kroacisë, ndaj Ivan Rakitic. Çfarë nuk shkon me këtë njeri?

Në të dy rastet ai është ndëshkuar me karton të verdhë. Megjithëse duhet të kishte marrë një dënim më të ashpër.

Po ashtu ndaj Francës, teksa sulmuesi Olivier Giroud ndodhej i shtrirë në tokë pas një faulli të shkaktuar, Otamendi mbante një shishe në drejtim të gojës së tij – por në të njëjtën kohë ka lagur edhe Giroud në fytyrë.

Related posts

DERBI MES TIRANËS DHE PARTIZANIT/ Policia, për ndeshjen. Plot 400 policë dhe 80 “steward”

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Mesfushori nuk gjen akordin me Liverpool, Inter përgatit sulmin për ta marrë në Milano. Ja emri…

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, Damsgard ndëshkon Anglinë nga goditja e dënimit me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment