Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REAL MADRID/ Drejtuesit kundër Sergio Ramos, Perez ka gati 2 zëvendësuesit

Asambleja e Përgjithshme e Real Madridit solli dhe përplasje të forta. Disa nga anëtarët e klubit madrilen dolën kundër kapitenin Sergio Ramos. Ata iu drejtuan Perezit që të kritikojë kapitenin e skuadrës.

“Thuaji Ramosit të mos postojë çdo ditë në Instagram, me atë kapelën rozë duket si një turist suedez. Ekipi po humbiste ndaj Ajaxit në çerekfinale, ndërsa kapiteni po regjistronte live dokumentarin e tij”, – ishin disa nga fjalët kundër kapitenit.

Presidenti Perezi e mbrojti kapitenin e tij, pavarësisht se marrëdhënia mes të dyve është krejtësisht e krisur. Spanjolli donte të largohej në Kinë, ndërsa numri një i klubit nuk e lejoi.

ZËVENDËSUESIT – Presidenti nuk ka qëndruar duarkryq, pasi ka menduar alternativat për zëvendësimin e 33-vjeçarit. Ai pëlqen mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar dhe atë të Napolit, Kalidou Koulibaly. Dy yje në mbrojtje me kosto shumë më të ulët se spanjolli.

Related posts

ANGLI-GJERMANI/ “Pancerat” sulmojnë UEFA-n: Papërgjegjshmëri me atë që po ndodh në “Wembley”

Delo.autor

Barça me fat, por Kili akoma më shumë

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Galatasaray. Rezultati 6-0

Delo.autor

Leave a Comment