MMA Sport

RIKTHEHET NË KAFAZ MCGREGOR/ Zbulon datën dhe vendin e ndeshjes së ardhshme (FOTO)

Nuk garon më në Ultimate Fighting Championship që prej nëntorit të 2018-ës, kur humbi përballë Khabib Nurmagomedov, por Connor McGregor ka njoftuar sot se është gati të kthehet në ring, madje duke zbuluar edhe datën dhe vendin e ndeshjes së radhës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, McGregor ka shkruar “Dublin, 14 Dhjetor”, por ka ngurruar të zbulojë kundërshtarin, megjithatë mediat britanike pretendojnë se përballë irlandezit do të zbresë Gaethje, i cili ka shprehur më herët dëshirën për një përballje të tillë.

Connor McGregor i ka lëshuar sfidën sërish edhe Nurmagomedov, madje këtë herë për një ndeshje në Moskë, por superpërballja mes tyre duket se është shtyrë për vitin 2020, pasi Khabib sapo ka kaluar një përballje të rëndësishme pak ditë më parë me Poire.

Related posts

Milionat gati te Kukësi, Gjici ka një tjetër kërkesë

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kërkohej nga derbi milanez, Bayer Leverkusen arrin akordin me yllin argjentinas…

Delo.autor

Plas te Gjermania/ Federata duhet të largojë Özil dhe Gundogan

Sadik.Autor

Leave a Comment