Futboll Sport

E BUJSHME/ Klopp i befason të gjithë me emrin e ekipit më të mirë në botë

Liverpooli do të përballet ditën e sotme me Napolin, në fushën e këtyre të fundit në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.

Në prag të kësaj sfide trajneri gjerman Jurgen Klopp, ka dalë në një konferencë për shtyp, teksa ka habitur të gjithë, duke u shprehur se rivalët e Manchester Cityt janë skuadra më e mirë në botë.

“Ne nuk mund të jemi skuadra më e mirë në Europë, sepse Manchester City është skuadra më e mirë në botë. Ne ishim vërtetë shumë mirë në sezonin e kaluar. Nuk jam i sigurt nëse ishim skuadra më e mirë në Europë, por ishim shumë mirë dhe kjo ishte arsyeja pse në fituam Ligën e Kampionëve”, theksoi gjermani.

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen e sotme kundër Napolit, ku u shpreh: “Ata janë shumë të fortë. Janë kokëfortë në kuptimin e mirë, luajnë futboll të mirë. Gjithashtu bëjnë kundërsulme shumë të mira dhe krijojnë shumë raste. Më pëlqen kur e analizoj Napolin dhe kur i shikoj ata”, përfundoi Klopp.

Related posts

DUAN TITULLIN/ MILANI në ndjekje të SUPER mesfushorit argjentinas, kushton…

Isa.Autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan në kërkim të një sulmuesi, ja 6 yjet që po ndjekin “kuqezinjtë”…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Europiani 2023 për femra dhe 2025 për meshkuj, ja shorti i Kuqezinjve

Delo.autor

Leave a Comment