Futboll Sport

NGJARJE E RËNDË NË SHBA/ Boksieri profesionist vitet në sy të fëmijëve për… sherr në trafik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Merilend në SHBA në ditën para Krishtlindjeve, pasi boksieri profesionist i peshave të rënda, Deni Kelli, është vrarë në moshën 30 vjeçare nga persona të paidentifikuar për një sherr trafiku në sy të fëmijëve të tij.

Mediat raportojnë se Kelli, i cili regjistronte 14 ndeshje në ringun profesionist me 10 fitore, ishte me familjen e tij për dreke dhe po kthehej në makinë në shtëpi. Por papritur, në krah të automjetit të tij është ndalur një makinë tjetër dhe një person i paidentifikuar ka hapur zjarr, duke u larguar më pas me shpejtësi.

Deni Kelli u dërgua në spital, por u shpall i vdekur atje nga plagët e marra ndërsa katër personat e tjerë, partnerja e dhe tre fëmijët nga mosha 4, deri në 8 vjeç, për fat të mirë kanë shpëtuar pa u lënduar nga kjo ngjarje e rëndë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një sherr trafiku që ka sjellë këtë situatë të rëndë me pasojë vdekjen e boksierit. Po kërkohet ende autori i kësaj vrasje, ndërsa policia ka ofruar 25 mijë dollarë për personat që japin informacione rreth ngjarjes.

Related posts

Britania i vonoi rinovimin e vizës, media izraelite: Abramovich, shtetas i Izraelit

Sadik.Autor

Katër lojtarët kyç që ndikuan në suksesin e Barcelonës

Sadik.Autor

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Bavarezët mposhtin Milanin në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment