Futboll Sport

SKANDAL NË SERBI/ Crvena Zvezda luan në Kupë në territorin shqiptar

Ditën e sotme, është hedhur shorti për turin e 1/16-ave në Kupën e Serbisë, dhe goglat kanë rezervuar një përballje mes klubit të Crvena Zvezda, si edhe Trepçës.

Kujtojmë që Trepça është një ekip i Ligës së Tretë në Serbi, që ndeshjet i zhvillon në Mitrovicë. Federata e Futbollit të Kosovës, vazhdimisht ka tentuar të ndalojë aktivitetin e klubeve serbe në territorin e Kosovës.

Pak kohë më parë, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, për pjesëmarrjen e klubeve serbe të Kosovës në kompeticionet e Serbisë, kishte deklaruar për “Express” se nëse UEFA nuk e ndalon një gjë të tillë, autoritetet në Kosovë do ndërmarrin veprime të tjera, pasi ardhja e klubeve serbe në territorin shqiptar është kundër Kushtetutës.

Related posts

Juventus, Allegri bën tifo për Inter dhe i frikësohet Real-it

Q.Autor

TREGON VLERAT DHE JASHTË FUSHE/ Haaland befason me gjestin e tij, shkon në ndihmë të tre skuadrave

Delo.autor

Kroacia shpreson, në finale shënojnë më shumë “italianët”

Isa.Autor

Leave a Comment