Futboll Sport

I PYETUR PËR “GRUPIN E VDEKJES”/ Ish-lojtari i Realit paralajmëron: Barcelona dhe Interi duhet të kenë frikë…

Achraf Hakimi ka paralajmëruar Barcelonën dhe Interin se duhet të kenë frikën nga Borussia Dortmund.

Mbrojtësi i krahut të djathtë foli për të përditshmes spanjolle “MARCA”, para ndeshjes së Dortmundit kundër Barcelonës në Champions League.

I pyetur për “Grupin e vdekjes”, ish-lojtari i Realit e pranoi se do të jetë shumë e vështirë, por paralajmëroi se Dortmundi është këtu për të “luftuar”.

“Dortmundi do të përballet me ekipe të mëdha, por edhe ne jemi vetvetja dhe mendoj se klubet e tjera (Barça-Inter) duhet të na kenë frikë. Ne po luajmë mirë dhe po kalojmë një periudhë shumë të mirë. Nuk e di nëse ky është grupi i vdekjes, por ne e dimë se është grup i vështirë dhe na duhet ta luftojmë për ta kaluar atë”, tha Hakimi që tashmë luan me fanellën e Dortmundit.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Bayern nis negociatat me klubin e Premier League, “shpërthejnë” tifozët e bavarezëve

Delo.autor

E ÇUDITSHME NË FRANCË-GJERMANI/ Rudiger në “gjurmët” e Suarez, kafshon Pogban gjatë duelit në fushë (VIDEO)

Delo.autor

U SHKARKUA NGA ÇELSI NË JANAR/ Frenk Lampard gati të marrë drejtimin e skuadrës së…

Delo.autor

Leave a Comment