Futboll Seria A Sport

IU ARRESTUAN SHOKËT/ Ultrasit braktisin Juventus për ndeshjen ndaj…

Ultrasit e Juventusit kanë braktisur skuadrën e tyre, për ndeshjen e nesërme kundër Atletiko Madridit.

Pavarësisht se i kishin siguruar biletat për këtë ndeshje, ata nuk do të udhëtojnë drejt Madridit për të mbështetur skuadrën e tyre.

Kjo vjen për shkak të arrestimit të 12 ultrasve të Juventusit të cilët akuzohen për komplot kriminal, shantazh, pastrim parash dhe dhunë. Sipas “Tuttosport” , ultrasit nuk udhëtojnë drejt Spanjës, për të protestuar ndaj klubit të tyre.

Thuhet se presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Anjeli kishte bashkëpunuar me policinë, duke pretenduar se ultrasit kishin kërcënuar klubin se do të përfshiheshin në kore raciste ose sjellje të tjera, në mënyrë që të sjellin gjoba për Juventusin.

Pavarësisht se ultrasit do të mungojnë, përsëri pritet që të ketë tifozë të bardhezinjve në “Uanda Metropolitani” edhe pse jo në numër të madh.

Related posts

VIDEO/ Milan dyfishon shifrat ndaj SPAL, Cutrone i jashtëzakonshëm

Q.Autor

ELIMINOI INTERIN NGA CHAMPIONS/ Olayinka triumfon në Çeki dhe feston me puro! Digjet Praga (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

KOMISIONI I DISIPLINËS MERR VENDIMIN/ Tirana nis me zakonin e gjobave, dënohen futbollistët e…

Delo.autor

Leave a Comment