Futboll La Liga Sport

NDËSHKOHET BARCELONA/ “Camp Nou” rrezikon të mbyllet për faj të yllit…

Transferimi i Antoine Griezmann te Barcelona vazhdon të shkaktojë shumë debate.

I fundit është shkaktuar nga gjykatësi i Juantxo Landaberea, i zgjedhur nga Komiteti i Konkurrencës për të hetuar denoncimin e Atletico Madrid kundër klubit katalanas, që ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez kur klauzola e tij për prishjen e kontratës ishte 200 milionë euro dhe jo 120 (Colchoneros duan 80 milionë euro shumë).

Barça është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje, por rrezikon të ndëshkohet nga Komiteti i Konkurrencës të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Sipas Mundo Deportivo, gjykatësi Landaberera ka propozuar një gjobë prej 300 eurosh për Barcelona-n ose mbylljen e Camp Nou për një ndeshje. Vendimi përfundimtar i takon komitetit.

Related posts

CHELSEA-SHEFFIELD WED/ Vendasit kalojnë në epërsi, Shënon Willian

Delo.autor

SYNOJNË TROFEUN/ Por ja pse tifozët e Man City kontestojnë himinin e Champions League

Isa.Autor

IMPAKTI RONALDO/ Juventus gati të paguajë një komision të çmendur për Mendes

Isa.Autor

Leave a Comment