Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Napoli dy “shtiza” kampionëve të Europës

Ashtu si sezonin e shkuar në grupet e Champions League, Napoli ka arritur të mundë Liverpool, por këtë herë më rezultatin 2-0 në një ndeshje që ka dhuruar emocione dhe sidomos raste për gol. Skuadra e Ancelottit e nisi mirë, por më pas ra fizikisht, edhe pse kampionët e Europës shpërdoruan me Salah dhe Mane.

Adrien bëri fenomenin në dy momente, teksa ishte një penallti në pjesën e dytë ajo që prishi ekuilibrin, kur Callejon u pengua në zonë. Mertens realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas ishte Llorente ai që shënoi golin e parë me Napolin, pas një kundërsulmi, duke u hakmarrë disi kundër kampionëve të Europës, duke qenë se në finale ishte me Tottenham. Ishte Van Dijk ai që i dhuroi pasimin për gol.

Tri pikët e para për ekipin e Ancelottit, zero për Liverpool, por grupi sapo ka nisur!

Related posts

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ “Zonja e Vjetër” mposht Veronën falë CR7

Delo.autor

Rikthim vite mbrapa, ja kur i pësonte Shqipëria 4 gola për herë të fundit

Sadik.Autor

NGA PJANIC TEK GRIEZMANN/ Ja 3 skenarët e “çmendur” të Barcelonës për të marrë lojtarin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment