Futboll Sport

PRITET TË HIDHET NË DISKUTIM/ Ndryshime në rregullat e futbollit, kjo është ideja e re

Ndryshime të reja për futbollin priten të ndodhin, me në qendër shëndetin e lojtarëve në fushën e lojës.

Siç raporton media amerikane “The Athletic”, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, pritet të mblidhet më datë 23 tetor, dhe në diskutime pritet të jetë edhe futja e një rregulli të ri.

Kështu, do të hidhet ideja e futjes së një zëvendësimi të përkohshëm, i cili pritet të zgjasë 10 minuta.

Në rastet kur një lojtar pëson një dëmtim të rëndë, veçanërisht në kokë, që sjell edhe humbjen e vetëdijes, ekipit do i lindë e drejta të hedhe një lojtar nga stoli për 10 minuta, teksa lojtarit të dëmtuar do i jepet ndihma e parë anash fushe, e do testohet nëse është në gjendje apo jo të rivazhdojë lojën.

Kjo ide pritet të hidhet si diskutim, e të studiohet, dhe në muajin dhjetor, pritet nëse do të konfirmohet të shtohet si rregull i ri, apo jo.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Southampton. Rezultati 5-2

Delo.autor

Agjenda e kuqezinjve/ Më 19:00 mbledhje taktike, Panucci ndan mendjen për formacionin

Isa.Autor

STARTON SEZONIN ME FITORE/ Bajerni rinis bindshëm Bundesligën, Leva-Goretcka “kërcënojnë” Dortmundin

Delo.autor

Leave a Comment