Futboll Sport

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Sulmuesi del nga burgu dhe firmos me klubin e njohur

Marrin fund vuajtjet për Aleksandr Kokorin. Sulmuesi rus ka kaluar nga “ferri” në “parajsë” në vetëm pak orë, sepse menjëherë pasi është liruar nga burgu ka nënshkruar me Zenitin e Shën Petersburgut deri në fund të këtij sezoni, duke u rikthyer te skuadra e tij e mëparshme.

28-vjeçari ka fituar në Gjykatën e Apelit, duke u liruar nga dënimi prej 18 muaj burg që i kishin dhënë për agresionin ndaj një punonjësi të shtetit pas një zënke në një klub nate.

Menjëherë pasi ka dalë nga burgu, Kokorin është vendosur në dispozicion të trajnerit Sergei Semak te Zeniti siç e ka konfirmuar edhe agjenti i tij në një intervistë për mediat.

Ashtu si Kokorin, edhe Pavel Mamaev, i cili u përfshi bashkë me të në sherrin me punonjësin e ministrisë, ka fituar pafajësinë dhe është rikthyer menjëherë te Krasnodari, që i ka ofruar kontratë deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Related posts

15 MILION DOLLARË PËR TU NDESHUR SËRISH ME McGREGORIN/ Khabib “SHOKON” me vendimin e tij

Isa.Autor

Zbehet gara për titull, betejë për Europën dhe mbijetesën

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Mohamed Salah na zbulon dhe një aftësi tjetër, ja çfarë ka arritur të bëj egjiptiani (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment