Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË MESFUSHORI I KOMBËTARES U-19/ Ish-futbollisti i Skënderbeut largohet nga Sportingu, transferohet te skuadra italiane…

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Dean Liço ka ndryshuar sërish skuadrën. Mesufshori i Kombëtares U-19, u transferua sezonin e kaluar nga radhët e spanjollëve të Leganes, drejt Sportingut të Lisbonës, ndërkohë që së fundmi, është larguar nga Portugalia, duke u transferuar te skuadra italiane e Peruxhias.

Sipas medias italiane “Perugia24.net”, Liço i është bashkuar fillimisht skuadrës së Kanara që militon në Serinë D, teksa këta të fundit kanë marrëveshje me Peruxhian, dhe pritet që korçari t’i bashkohet skuadrës së Masimo Odos, në muajin janar.

Me shumë gjasa ai do të luaj si i huazuar te skuadra e Kanarës, teksa do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga drejtuesit e Peruxhias, që do të kenë në pronësi kartonin e futbollistit. Kujtojmë që Liço është djali i zv.trajnerit të Skënderbeut, Gentjan Liçi. 19-vjeçari është prodhim i akademisë të Skënderbeut.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ “Zikaltërit” përfitojnë një penallti, Calhanoglu nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

LARGOHET NGA BAYERN MUNICH PAS 40 VITESH/ Rrëfehet Hoeness: Kam dhënë jetën për këtë klub…

Delo.autor

Lorik CANA del në transmetim LIVE/ Shihni si e ”TALL” bashkëshortja e tij italiane (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment