Futboll La Liga Sport

SONDAZHI/ Tifozët e Realit zgjedhin trajnerin e ardhshëm mes treshes Mourinho-Allegri-Raul

Rezultatet jo fort premtuese në ndeshjet e para të La Ligas e sidomos disfata 3-0 ndaj PSG-së në Champions, i kanë lëkundur pozitat e trajnerit Zinedine Zidane në krye të Real Madridit.

Për këtë arsye kanë nisur të përmendet emra si alternativa për zëvendësimin e francezit.

Lista me kandidatët e mundshëm nuk është e gjatë e në raste të tilla, kur presidenti Perez ka vendosur ta shkarkojë trajnerin, ose ka hedhur sytë nga Castilla, ose ka afruar një teknik që nuk ka qenë i impenjuar.

Mundësitë më të mirë në këtë periudhë janë Raul, që drejton Castillan, si dhe Mourinho dhe Allegri, dy nga trajnerët dhe CV-të më prestigjioze që janë pa ekip.

Morinho është kandidati kryesor dhe ishte një hap larg vitin e kaluar.

Trajneri portugez është ende pa ekip dhe rikthimi i tij do të ishte një goditje e madhe për Madridin.

Portugezi e njeh shumë mirë ambientin dhe falë autoritetit të tij mund të jetë i duhuri për të vijuar me revolucionin në skuadër.

Ish-trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, ka qenë objektiv i presidentit Perez në vitin 2018.

Pas largimit të Zidane në maj 2018, Allegri, së bashku me Conten dhe Pochettinon, ishte një nga kandidatët kryesorë për stolin e skuadrës “merengues”, pozicion që iu besua Lopeteguit në atë kohë.

Italiani u njoh me interesin e Realit, por në atë kohë qëllimi i tij ishte të përmbushte kontratën me Juventus.

Raul,  kapiteni mitik i “Los Blancos”, i ngjan formulës “Zidane”.

Ndryshimi brenda shtëpisë është opsioni që Madridi e përdori për të zëvendësuar Benitezin dhe doli të ishte një sukses, me Zidane që vinte nga Castilla. Perez e përsëriti me Solarin vitin e kaluar dhe tani me Raul mund ta tentojë përsëri.

Përtej gjykimit të presidentit Perez, ka dhe një preferencë nga ana e tifozëve.

Nga sondazhi i organizuar nga “Marca”, 45% të votuesve preferojnë Mourinhon, 22% Raul Gonzalesin dhe 21% Allegrin. Përqindja e mbetur (12%) dëshiron një trajner tjetër.

Related posts

MERKATO E ANGLISË DREJT FUNDIT/ Christian Eriksen pranon ofertën e Manchester United, i hapet rrugë largimit të…

Delo.autor

Chelsea fiton garën me United, City dhe Bayern për talentin holandez

Sadik.Autor

Arrihet marrëveshja për Aubameyang, gati transferimi te Arsenal për 60 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment