Futboll Sport

U NJOFTUA 3 ORË PËRPARA NDESHJES PËR VDEKJEN E BABAIT/ Lojtari shpërthen në lot pasi realizoi gol

Një ngjarje emocionuese  ka ndodhur në kategorinë e dytë amerikane, teksa një futbollist ka shpërthyer në lot pas shënimit të një goli.

Darek Formella i cili aktivizohet me Sakramento Republik në kategorinë e dytë amerikane, ka hyrë në fushën e lojës me skuadrën e tij, vetëm 3 orë pasi kishte marrë vesh lajmin se babai i tij kishte ndërruar jetë.

Një ngjarje shumë e dhimbshme kjo për futbollistin, i cili gjithsesi nuk mungoi në ndeshjen që skuadra e tij luajti kundër Rio Grandes. Lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij, Formella nuk ia kishte treguar askujt, por e kishte mbajtur të fshehtë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ishte pikërisht lojtari në fjalë që shënoi golin e fitores për skuadrën e tij në minutën e 81’, gol i cili bëri të mundur që skuadra e tij të marrë 3 pikët.

Menjëherë pas shënimit të golit lojtari ia dedikon babait të tij të ndjerë dhe, menjëherë pas kësaj shpërthen në lot. Për më shumë shikoni videon:

Related posts

NUK NJEH HUMBJE NË KAMPIONAT KËTË SEZON/ Skuadra shqiptare mes 14 ekipeve të pamposhtura të Europës (LISTA)

Delo.autor

DILEMA PËR PANKINËN KUQEZI/ Trajneri Silvinjo vendos të qëndrojë te Kombëtarja

F.autor

Hakaj: Emocion i madh, Teuta mund t’ia dalë

Sadik.Autor

Leave a Comment