Futboll Premier League Sport

TRAJNERI I CHELSEA KA FRIKË NGA SPIUNËT/ Lampard instalon një sistem special telekamerash

Frank Lampard ka frikë se mos përsëritet një tjetër Spy Storie.

Trajneri i Chelsea-t, në fakt, ka qenë protagonist në të kaluarën i një situate të tillë, kur Leeds-i i Bielsa-s ka spiunuar Derby County-n e tij. Tani, siç ka bërë të ditur The Sun, Lampard ka vendosur të marrë masat.

Sipas së përditshmes angleze, tekniku i Bluve shpreson të marrë miratimin për instalimin e telekamerave të sigurisë së lartë në qendrën stërvitore të Cobham.

Klubi ka bërë kërkesë për lejen për të shtuar sistemin ÇTV në strukturat e klubit. Bëhet fjalë për një sistem telekamerash me teknologji software të përparuara për të parandaluar edhe sulmet e hacker-ave.

Cirkuiti që do të instalohet, do të bëjë të mundur ndërhyrjen në kohë reale për të ndaluar “spiunin”. Do të përdoren instrumente që do të bëjnë të mundur të shihen imazhet në high definition në çdo moment të ditës, edhe në kushtet pa ndriçim të mirë.

Me pak fjalë, Lampard ka ambicie të mëdha për këtë sezon dhe do të bëjë gjithçka është e mundur për të mbrojtur idetë e tij…

Related posts

Champions League, Zidane i la për shtatë minuta vetëm lojtarët pas pjesës së parë në finale kundër Juves

Q.Autor

CHIESA “TËRBON” EUROPËN/ Një tjetër “big” del në skenë. Juve, kapiteni është pa kontratë

Delo.autor

PAOKU ME 10 LOJTARË/ Giroud kalon në avantazh Chelsean me një gol të bukur (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment