Futboll La Liga Sport

TË GJITHË FLASIN PËR SHKARKIM/ Ish-portieri i Real Madrid i del në mbrojtje: Zidane është më i miri…

Pas disfatës në Champions League përballë PSG, skuadra e Real Madrid rimëkëmbet në La Liga, duke marrë kryesimin e klasifikimit, të ndarë me Athletic Bilbao.

Pavarësisht ringritjes në kampionat, kritikat mbi trajnerin e Los Blancos, francezin Zinedine Zidane nuk kanë munguar. Përkundrazi, kreu i pankinës madrilene mbetet në qendër të stuhisë.

Në mbrojtje dhe mbështetje të francezit mbërrin ish-portieri legjendar i Los Blancos, Iker Casillas. Spanjolli, përmes llogarisë së tij në rrjete sociale u vendos përkrah trajnerit Merengues.

Zidane është më i miri. Disa do ta kritikojnë, por nuk do të bëhet fjalë për zëvendësimin e tij në pankinë dhe as nuk mund të bëhet fjalë për një menaxhim të gabuar të klubit që besoi mbi futbollistë ekspertë, që mund të jenë të ngopur me trofe”. 

Asnjëri prej të rinjve në skuadër nuk janë e ardhmja e menjëhershme, mbase nesër do të kenë shanset e tyre, por jo sot, ka shkruar Casillas.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Arsenal fiton me përmbysje, David Luiz rishkruan historinë

Delo.autor

PËRKUSHTIM, GËZIM DHE FRIKË/ Ja 100 ditët bardhezi të REKORDMENIT RONALDO

Isa.Autor

ZYRTARIZIMI TE INTERI ÇËSHTJE DITËSH/ Konte ka idenë e “çmendur”, do te zikaltërit… Barzaljin

F.autor

Leave a Comment