Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Guardiola: Trajner në Përfaqësuese? Më intrigon ideja

Për momentin ndihet komod në drejtimin e Manchester Cityt, por e ardhmja për Pep Guardiolës mund të jetë në stolin e ndonjë kombëtareje. Këtë fakt e pohon vetë tekniku katalanas, i cili në një intervistë të dhënë flet për planet që ai ka.

Tekniku u pyet nëse një ditë do t’i pëlqente të drejtonte një kombëtare dhe në përgjigjen e tij, Pep u tregua shumë i qartë,teksa u shpreh se ideja e të qenit pjesë e një Botërori ose Europiani është një variant mëse i mundshëm në një të ardhme jo edhe aq të largët.

Ndër të tjera, 47-vjeçari deklaroi se për momentin fokusi i tij është vetëm Manchester City, por nëse i vjen ndonjë ofertë do ta merrte në konsideratë. Nën drejtimin e tij, City i këtij sezoni e mbylli kampionatin me një rekord absolut prej 100 pikësh të grumbulluara.

Për Guardiolën, në 11 vite si trajner, numri i trofeve të fituar ka shkuar në 24, teksa në përfundim të kampionatit, drejtuesit e klubit anglez vendosën t’ia zgjasnin kontratën katalanasit deri në vitin 2021 dhe me një pagë vjetore që kap shumën e 20 milionë eurove.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Tirana në “Elbasan Arena”. Rezultati 2-3

Delo.autor

LIVERPOOL I PAPËRMBAJTSHËM/ Wijnaldum realizon një EURO GOL, Matip mbyll llogaritë (VIDEO)

Delo.autor

FORMACIONET/ Milani i pamposhtur në San Siro kundër Juventusit të pathyeshëm në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment