Bundesliga Futboll

Dortmund kërcënon lojtarët: Ja çfarë do t’ju ndodhë po bëtë si ata

Lojtarët e Borussia Dortmund janë paralajmëruar se çfarë do t’u ndohë atyre nëse kërkojnë të forcojnë largimin nga klubi, siç kanë bërë Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ousmane Dembele. Verdhezinjtë kanë humbur dy lojtarë shumë të rëdnësishëm në rrethana të veçantë, me Dembele që ka braktisur stërvitjen në shenjë proteste pasi klubi refuzoi ofertën e Barcelona-s, por më pas u transferuar te katalanasit gushtin e kaluar për 105 milionë euro.

E njëjta gjë ka ndodhur këtë janar me Aubameyang, i cili është pezulluar nga klubi pasi nuk ka marrë pjesë në një mbledhje të ekipit dhe është shitur tek Arsenal për 63 milionë euro. Tani, drejtuesit e klubit kanë vendosur të marrin masa parandaluese. Drejtori ekzekutiv, Hans-Joachim Watzke, u ka bërë të ditur lojtarëve se ata do të dëmtonin veten, në rast se do ta bënin si Dembele dhe Auba.

“Të enjten, u kam thënë lojtarëve në mënyrë shumë të qartë se lojtari i ardhshëm që do të sillet në këtë mënyrë do të dështojë në mënyrë të mjerueshme”, ka thënë Watzke. “Ai do të ketë një problem të madh. Nuk do të ketë sukses dhe do të qëndrojë në tribunë. Të gjithë e dinë këtë tashmë. Kjo është një deklaratë publike dhe nuk ka më tërheqje mbrapa”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Kërkon përforcime në ekip, Milan siguron yllin e Bundesliga-s…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Bardheblutë mposhtin Laçin dhe kalon me një këmbë në çerekfinale

Delo.autor

SPECIALE/ Botërori 1966: Anglia triumfon falë “dorës” së arbitrave

Isa.Autor

Leave a Comment