Futboll Ligue 1

Presidenti i Nice jep lajmin e madh për tifozët: Balotelli qëndron!

Duket se Mario Balotelli nuk do të lëvizë nga Franca dhe do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës Nice.

Sulmuesi italian i ka bindur drejtuesit e klubit pasi është bërë sulmuesi kryesor i skuadrës, transmeton Express.

Balotelli vetë e ka pranuar se shpreson të rikthehet te ndonjë top skuadër.

Por, Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere, ka thënë se largimi i tij është i pamundur, edhe pse në fillim të dhjetorit pati thënë se do të jetë e vështirë për skuadrën e tij ta mbajë një sulmues të kalibrit të Marios, që kërkon pagë të lartë.

“Jo, është e pamundur, është e paimagjinueshme [të largohet ai]. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Rivere.

 

Related posts

“DO JAPIM GJITHÇKA PËR TË NDALUR MESSIN”/ Modriç: Kemi ADN-në e Realit, kjo është ndeshja e jetës

F.autor

ËSHTË NJË “XHEVAHIR” I BARCELONËS/ Ansu Fati merr një super dhuratë, por nuk e gëzon dot… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

FRIKA NGA REALI/ Chelsea do ta bëjë HAZARDIN lojtarin më të paguar në ANGLI

Isa.Autor

Leave a Comment