Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Barazim pa gola, Verona dhe Udinese ndajnë nga 1 pikë

Barazim pa gola në sfidën që hapi javën e 5-të të Serie A. Në “Bentegodi”, Verona dhe Udinese ndanë pikët në një ndeshjet të cilët vendasit e luajtën më mirë dhe e kërkuan më shumë fitoren, por në fund nuk ja arritën qëllimit.

Me Marash Kumbullën të skualifikuar për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Juventusit, por me Amir Rrahmanin në versionin e liderit, me këtë të fundit që tentoi edhe në 3 raste portën kundërshtare, por pa rrezikshmërinë e duhur, Verona tregoi edhe njëherë se di të luajë një futboll të bukur dhe do të jetë një skuadër do të respektohet nga të gjithë në këtë sezon të Serie A.

Me barazimin që mori Verona u ngjit në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Udinese u rikthye te rezultatet pozitive pas 3 humbjesh rresht dhe u ngjit në kuotën e 4 pikëve.

Related posts

Habia më e madhe në ANGLI/ Futbollisti luan PA STEMËN e klubit në fanellë

Isa.Autor

YLLI I MAN UNITED REPLIKON MOURINHON/ Pogba: Skemat e tij po SHKATËRROJNË…

Isa.Autor

S’KANË FUND PROBLEMET PËR BAJRAMIN/ Pasi mori “OK” nga CAS, tani e pengon Empoli. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment