Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHKODRANI DUKET NË FORMË TË MIRË/ Sindrit Guri shënon me Ostenden por ndeshja… (VIDEO)

Sindrit Guri ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në miqësoren e ditës së sotme të Ostendes ndaj skuadrës holandeze të AZ Alkmar. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ia doli të kalonte ekipin e tij në avantazh në minutën e 44 teksa nuk gaboi nga fare pranë portës.

Një javë para fillimit të kampionatit belg, shkodrani duket në formë të mirë teksa shpreson që në këtë sezon të fitojë më shumë minuta në dispozicion se viti i kaluar, për të shfaqur edhe më shumë kualitet e tij në majën e sulmit.

Megjithatë, miqësorja përballë Alkmarit nuk arriti të përfundonte në kohën e rregullt, pasi me fillimin e pjesës së dytë, kushtet e motit u përkeqësuan, teksa nisi një shi i rrëmbyeshëm. Në këtë formë, organizatorët vendosën të ndërprisnin përfundimisht ndeshjen, e cila deri në atë momente ishte e vendosur nga goli i Sindrit Gurit.

Related posts

“BOMBË” NGA SPANJA/ Zidane do të largohet nga Reali, e ardhmja e tij është…

Delo.autor

CR7 KA DITËLINDJEN/ Juventus i bën urimin e rrallë Ronaldos për 36-vjetorin: Dhurata më e mirë, dopieta kundër…

Delo.autor

TRAZIRAT NË DERBIN PARTIZANI-TIRANA/ Hodhën flakadanë në fushë dhe thyen stolat e stadiumit

Delo.autor

Leave a Comment