Futboll Sport

E BUJSHME/ Tottenham eliminohet me turp nga skuadra e Kategorisë së 4-t

Është Tottenham surpriza e madhe e turit të 1/16 të Kupës së Ligës në Angli.

Vazhdon momenti negativ për skuadrën e Pochettinos, që u mposht pas goditjes së penalltive me shifrat 4-3, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, nga Colchester, skuadër e Ligue 2, kategorisë së 4-t të futbollit anglez.

Për Tottenham nga pika e bardhë gabuan dy lojtarë pikërisht Eriksen dhe Lucas Moura.

Nuk patën probleme skuadrat e tjera të mëdha për të avancuar më tej.

Manchester City avancoi më tej falë suksesit të lehtë me shifrat 0-3 në fushën e Preston skuadër që luan në Championship.

Finalizimet e Sterling, Gabriel Jesus dhe autogoli i Ledson që në pjesën e parë i mjaftuan City-t që në fraksionin e dytë kurseu energjitë.

Fitore të thella me shifrat 0-4 për Leicester dhe Southampton respektivisht ndaj Luton dhe Portsmouth.

Everton triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Sheffield Wednesday, Watford mposhti 2-1 Swansean ndërkohë që Arsenali shënoi 5 herë në portën e portierit të Kosovës, Muriqi, duke triumfuar me shifrat e thella 5-0 ndaj Notingam Forest.

Related posts

“KAM MARRË NJË HAJMALI ME VETE”/ Reja: 3 zëvendësime janë pak, ju tregoj kush luan ndaj Bjellorusisë

Delo.autor

ËSHTË MBI 40 VJEÇ/ Gruaja e ish futbollistit të Realit dhe Barcelonës të lë pa fjalë (FOTOT)

Isa.Autor

SITUATË E NXEHTË TEK LIVERPOOL/ Mbrojtësi Van Dijk përplaset me trajnerin Klopp, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment