Futboll Sport

VAN DIJK ZBULON SE ISHTE PRANË VDEKJES/ Kishte shkruar edhe testamentin: Lekët i shkonin…

Sot të gjithë flasin për Van Dijk, si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë. Por ky futbollist ka kaluar momente të vështira në jetën e tij, për të mbërritur deri këtu, madje edhe duke qenë shumë pranë vdekjes.

Në një rrëfim për faqen zyrtare të “FIFA-s”, mbrojtësi holandez ka treguar se vuante nga një kombinim i apendiksit, peritonit dhe infeksionit të veshkave. Zakonisht në këto raste ka edhe vdekje të pacientëve, në pjesën më të madhe të rasteve, por fati i Van Dijk ishte shkruar për të bërë historinë.

“Gjithë ajo që kam parë ishin tuba që vareshin rreth meje. Trupi im ishte i këputur dhe nuk bëja dot asgjë. Në atë kohë, skenarët më të këqinjë po më vinin ndërmend. Nëse do të kisha vdekur një pjesë e parave të mia do të shkonin te nëna ime. Sigurisht që askush nuk do të donte të fliste për këtë gjë, por duhej ta bënim atë, gjithçka mund të kishte përfunduar”, ka thënë Van Dijk për rastin që i përket vitit 2012.

Related posts

“Botërori” i bukurosheve në tribuna, publikohet albumi fotografik për t’u mos u humbur (FOTO)

Isa.Autor

KRIZA TE REALI/ Lopetegui-n e pret shkarkimi, reagon futbolisti: “Me trajnerin deri në vdekje…”

Isa.Autor

MAN CITY NGA NJË PLANET TJETËR/ David Silva me gol “alla” Leo MESSI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment