Ekskluzive Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-OSASUNA/ Zidane mund të zgjedhë planin e tij B për këtë përballje

Zinedine Zidane do përballet me Real Madridin e tij me shumë mungesa këtë mbrëmje ndaj Osasunas, me gjysmë ekip të dëmtuar në derbin e fundjavës në “Wanda Metropolitano”.

Por ende duke shpresuar të fitojë dhe të qëndrojë në krye të tabelës, francezi do të mbështetet në disa nga lojtarët e tij më të besuar.

Dani Carvajal dhe Raphael Varane mund të “pushojnë”, duke i hapur rrugën për Eder Militao dhe Alvaro Odriozola. Në të majtë, Nacho Fernandez mund të luajë në mungesë të Marcelo dhe Ferland Mendy.

Luka Modric dhe Isco pritet të luajnë në derbi, por lista e gjatë e dëmtimeve nuk lejon shumë ndryshime në mesfushë, që do të thotë se Casemiro dhe Fede Valverde pritet të paraqiten në mesfushë. Përtej tyre, nuk dihet nëse është Lucas Vazquez, Rodrygo Goes apo Vinicius Junior që do të mbulojë krahët.

Karim Benzema mbetet në majën e 11-shes dhe atij mund t’i bashkohet Vinicius ose Luka Jovic.

E Mërkura duket të jetë një mbrëmje për Planin B të Zidane.

AlpeSport.Al

Related posts

“EL CLASICO”/ Pas fitores në “Bernabeu”, ja rekordi i radhës që thyen Barcelona

Delo.autor

(FOTO) Milan – Lazio, njihuni me formacionet e mundshme

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Gjest i veçantë i tifozëve të Liverpool, krijojnë donacion për blerjen e yllit të PSG-së (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment