Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Pas fitores në “Bernabeu”, ja rekordi i radhës që thyen Barcelona

Një gol i Rakitic (26′) i ka mjaftuar miqve që të largohen fitimtarë nga “Santiago Bernabeu” dhe të shkojnë 12 pikë larg “merengues” në renditje, ku kryesojnë me 60 pikë. Nuk mbaron me kaq, sepse kjo ka qenë një fitore historike për katalanasit në ndeshjet e luajtura kundër Real Madrid.

Ky ka qenë “Clasico” numër 242 mes dy gjigantëve të Spanjës dhe Barcelona, për herë të parë në 87 vite, ka parakaluar rivalët e përjetshëm në përballjet direkte të zhvilluara në të gjitha kompeticionet: 96 fitore për katalanasit, 95 për madrilenët, 51 barazimet. “Clasico” i parë është luajtur në 31 janarin e vitit 1932 dhe është fituar 2-0 nga Real Madrid.

Gjithashtu, Barcelona ka shënuar në 23 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Real Madrid në La Liga, ecuria më e mirë për një ekip në historinë e “Klasikeve” të zhvilluara në këtë kompeticion.

Related posts

SFIDA E KTHIMIT NË ANGLI/ Luis Enrique para Champions: Jemi gati të vuajmë për fitoren

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Transferimi i Agueros tek Barcelona kushton 142 mijë euro në javë

Delo.autor

TOPI I ARTË/ Ramos: ”Champions Leaguen do e fitojë Juventus”

Isa.Autor

Leave a Comment