Futboll Seria A

“The normal ones”, këta janë lojtarët më pak të paguar në Serinë A

Shumë shpesh flitet ose bëhen kalisifikime të ndryshme për lojtarët më të paguar në futboll. Këtë herë, “Gazzetta dello Sport” ka vendosur të bëjë një renditje për lojtarët që paguhen më pak në kampionatin kryesor të futbollit italian. Të kuptohemi, këta lojtarë nuk po ia kalojnë keq. Madje, pjesa më e madhe e tyre janë lojtarë që sapo kanë filluar aventurën në futbollin e rëndësishëm, në kërkim të hapësirave për të treguar vlerat e tyre. Lojtarët më pak të paguar të këtij sezoni të Serisë A fitojnë të gjithë bashkë në një vit çerekun e rrogës që merr 18 vjeçari Donnarumma në një muaj. Jakush janë ata:

Në vendin e katërt është 18-vjeçari roman Gianluca Scamaça, i cili luan me Sassuolo-n. Qendërsulmuesi i ri do të fitojë 70 mijë euro këtë vit.

Në vendin e tretë gjejmë Alberto Brignoli, lojtar i Benevento-s. Ai nuk është adoleshent, duke parë se është 26 vjeç. Është portier dhe ka një të kaluar mes Serisë A, B, kategori inferiore dhe La Liga. Kartoni i tij vazhdon të zotërohet nga Juventus, por duket e vështirë që ai të bëhet pasardhësi i Buffon. Këtë vit do të fitojë 50 mijë euro.

Në vendin e dytë është Giuseppe Borrello, futbollist i datëlindjes 1999-të, që luan me Crotone-n. Ky sulmues i ri i krahut të djathtë, i rritur te moshat e skuadrës kalabreze, do të fitojë 40 mijë euro këtë vit.

Çmimi i lojtarit më pak të paguar në sezonin 2017/18 të Serisë A mbetet në Crotone dhe i shkon portierit napolitan Aniello Viscovo. 18-vjeçari, i cili vjen gjithashtu nga ekipi i moshave të kuqebluve, do të duhet të kënaqet me 30 mijë euro këtë vit. Me Donnarumma-n ai ka të përbashkët moshën, pozicionin dhe krahinën nga vjen. Por, për sa i takon rrogës, ai do të paguhet rreth 200 herë më pak në krahasim me portierin kuqezi.

 

Related posts

TRASHI VIJON NË SPITAL/ Ja situata e dëmtimeve te Partizani para derbit të kryeqytetit

Delo.autor

SKANDALI ME 5 KLUBET SHQIPTARE/ Ja kush nuk bën dot merkato pa shlyer detyrimet prej dënimeve nga FIFA

Delo.autor

10 GOLA MË TEPËR DHE ASNJË HUMBJE/ Statistikat i japin Milanit…titullin

Delo.autor

Leave a Comment